Shfaqet Armata e serbëve të veriut
Billborde me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut) në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari të uniformuar janë vendosur nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës.
Billborde me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut) në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari të uniformuar janë vendosur nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës, transmeton Kosovapress.
Sipas mediave në Kosovë, qytetarët shqiptarë në veri kanë filluar të shqetësohen pas vendosjes se billbordeve, duke patur parasysh tensionet vrasjet dhe gjendjen e rëndë që ka kaluar veriu i Kosovës gjatë këtyre 13 viteve.
Vendosjen e billbordeve janë duke e analizuar edhe forcat e sigurisë në Kosovë.
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se një mbishkrim me përmbajtje dhe fotografi të tillë në formë të gravuar, ndodhet edhe në një kioskë në qendër të Zveçanit që është vepër e grupeve ekstremiste në veri.
Sipas këtyre burimeve, kjo armatë është themeluar nga grupe famëkëqija serbe të ekstremit të djathë që luftojnë për Serbinë e madhe dhe të pastër me krishterë ortodoksë, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të territorit të Kosovës.
“Shumë qytetarë serbë të cilët punojnë nëpër institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe policë serbë të Kosovës, janë kërcënuar ditët e fundit përmes mesazheve telefonike nga të ashtuquajturit pjesëtarë të Armatës së veriut”, kanë thënë burimet, duke shtuar se kjo armatë përbën në vete edhe persona të formacioneve të ndryshme çetnike e ultranacionaliste dhe të shpallura ilegale edhe nga vetë Serbia.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
27.8%
-
Pak
39.6%
-
Aspak
32.5%
Vota total: 2169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
28 Korrik, 16:14
-
Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital
28 Korrik, 16:09
-
'12 vite e përralla e gënjeshtra', Bardhi reagon pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti! Ka marrë peng të ardhmen
28 Korrik, 16:02
-
Qyteti që do të presë Lojërat Olimpike 2028, pesë sportet e reja që do të shtohen
28 Korrik, 16:01
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50
-
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone nga Ksamili në Velipojë
28 Korrik, 15:48
-
Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi
28 Korrik, 15:43
-
Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Hungari
28 Korrik, 15:30
-
Paris 2024/ Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, dyshja ikonike fitojnë në Lojërat Olimpike
28 Korrik, 15:26
-
Profili/ Kush është Pirro Vengu, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës që emërohet ministri i ri i Mbrojtjes! Zëvendëson Niko Peleshin
28 Korrik, 15:17
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05