Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në publik, pasi u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tri javë më parë.
Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.
Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislavë.
Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit.
“Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.
Shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj 59-vjeçarit, ka thënë pas sulmit se “e bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisjes së tij”.
Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
73.6%
-
Jo
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 2734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turi në Europë, Marco Rubio bën ndalesën e fundit në Hungari, do të takohet me Orban në prag të sondazheve zgjedhore
16 Shkurt, 08:31
-
Emri i tij doli në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak
31 Janar, 18:49
-
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus, Fico njofton se do të ngrejë padi në Gjykatën Europiane
29 Janar, 07:22
-
‘Është i rrezikshëm, jam i shqetësuar për gjendjen e tij psikologjike’: Pretendimi shokues që vjen pas takimit Fico-Trump në Florida
28 Janar, 13:24
-
Plagosi me armë zjarri kryeministrin sllovak, autori dënohet me 21 vite burg: E padrejtë
21 Tetor 2025, 13:06
-
Putin: Ukraina në BE? S’kam thënë kurrë jo, mund të ketë konsensus për garancitë e sigurisë! Zelensky takim nesër me Macron në Francë
2 Shtator 2025, 12:33
-
Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së, Fico: Duhet zgjidhje e vërtetë për krizën e naftës, gazit dhe lëndës djegëse
12 Qershor 2025, 10:59
-
Fico: Sllovakia do të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë nëse ato dëmtojnë interesat tonë kombëtare
8 Qershor 2025, 22:55
-
Kryeministri sllovak lavdëron Melonin: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët është zgjidhje inovative
3 Qershor 2025, 22:11
-
Brukseli mesazh Serbisë: Harrojeni anëtarësimin në BE nëse merrni pjesë në paradën e Fitores më 9 maj në Moskë
15 Prill 2025, 17:00
-
'Von der Leyen më ofendoi', kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump
1 Prill 2025, 08:19
-
'Sllovakia është Europë', mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Fico
22 Shkurt 2025, 10:07