Shfaqet sëmundja e procesionares
në pyjet me pisha,ekspertët në alarm

Me ardhjen e stinës së dimrit, specialistët e shërbimit pyjor shprehen të shqetësuar për shfaqjen e procesionaries në pyjet me pishë të zezë.

Shqetësimi vjen nga zonat pyjore në qarkun e Beratit, ku dhe janë konstatuar foletë e para me larva të këtij dëmtuesi.

Mbrojtja e pyjeve nga ky procesionaria konsiderohet si i vështirë nga ekspertët, duke qenë se bëhet në mënyrë mekanike me prerjen e degëve të infektuara ose me djegjen e qeskave.

Pisha e zezë rritet në pyje me reliev të thyer dhe në lartësi të konsiderueshme.

Procesionaria është një dëmtues biologjik tepër i rëndë për pyjet me pisha, që çon deri në tharje të të pemës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës