Mbrëmjen e sotme u regjistrua fenomeni i rrallë i superhënës e cila u shfaq në të gjithë planetin më e madhe se zakonisht. 

Superhëna ndodh pas 70 vitesh. Herën e fundit ajo ishte shfaqur në vitin 1948-të. 

Fotot e realizuara mbrëmjen e kësaj të hëne në vende të ndryshme të planetit, tregojnë imazhet spektakolare ku hëna shfaqet 30% më e madhe dhe 30% më shumë e shndritshme sesa normalisht. 
 
Qytetarë në mbarë botën kanë nxitur të mos e humbasin këtë shfaqje mahnitëse edhe për faktin se superhëna, fenomeni tjetër ndodh vetëm në vitin 2034. Pra, saktësisht pas 18 vitesh.