Shfaqja “Delja e detit” për herë të parë në tredimensional në Teatrin e Kukullave

Delja e detit” me regji të Aldjon Matarangasit është premiera e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave. Skenari i shfaqjes për fëmijë, i shkruar nga Nelson Mulla, ka në qendër një dele, e cila është në kërkim të jetës në natyrë mes gjelbërimit, një gjë që mungon shumë në hapësirën që ne jetojmë çdo ditë.  Aventura e deles është në tre botë të ndryshme; në det, në tokë edhe në hapësirë. Nga hapësira ne shikojmë tokën, që është e shkatërruar plotësisht, sepse mungesa e gjelbërimit është e madhe.

Jo shumë njerëz e dinë rëndësinë e klorofilit në tokë, që procesi i fotosintezës, ku çlirohet oksigjen edhe thithet dyoksid karboni është procesi më jetësor. Në të njëjtën kohë çdo burim ka përmbajtje nga toka. Është shumë e rëndësishme që bota jonë të ketë sa më shumë parqe jeshile, jobetonizim. Kjo shfaqje është një shfaqje interaktive së bashku me fëmijët. Fëmijët janë ata që zgjidhin problemet e deles, ato që ajo has rrugës. Në këtë mënyrë ata kuptojnë rëndësinë e problemeve, që ka bota sot.

Nelson Mullai, skenarist i shfaqjes

Edhe për aktorët që do të luajnë në këtë vepër, kjo shfaqje ka një rëndësi të madhe. Aktorja Jorida Meta e sheh këtë si një direktivë jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, të cilët duhet që t’i edukojnë ata.

Kjo është shfaqje shumë e bukur edhe shumë domethënëse, sepse ka shumë mesazhe brenda, që ne mundohemi që t’ua përcjellim fëmijëve. Është një direktivë edhe për prindërit, se si duhet që të edukojnë fëmijët sot. Delja personifikon shumë, se është gjithmonë në kërkim të jetës dhe të natyrës që na mungon tashmë, në kërkim të asaj që është vërtet bio edhe të jep shëndet edhe jetë. Është një personazh naive, por edhe shumë kërkuese dhe kurajoze. Kjo bën që ajo për të realizuar ëndrrën edhe qëllimin e vet të shkojë shumë larg. Kjo për fëmijët tregon se nuk duhet që të heqin dorë nga ëndrrat, sidomos kur janë jetësore.

Jorida Meta, aktore

Personazhi për Joridën është i bukur, sepse mekanizmi që ka kukulla të jep mundësinë që të eksplorosh.

E bukura e këtij projekti është që është tredimensional, aktor-kukull dhe videoproduksjion. Vështirësia e të lidhurit të të triave është shumë e lartë. Është projekti i parë, që lidhen tre kultura do të thoja, tre zhanere. Është e bukur se kukulla në vetvete ka magji, personazhet janë të prekshëm dhe videoproduksioni rrit shkallën e imagjinatës. Fakti që i kemi lidhur të treja është shumë atraktive për fëmijët edhe do të jetë diçka e re. 

Jorida Meta, aktore

“Ky është një njeri që mban një fermë të madhe, ku mirëmban kafshët, me gjëra jo bio. Tani bota nuk është dhe aq bio, sepse plastika po dominon shumë. Edhe ky personazh, kupton se bota nuk mirëmbahet me gjëra plastike apo jo natyrale. Udhëtimi deri në hënë i bënë që të kuptojnë që të nisin një proces për të qenë më afër natyrës. Është në fantazi shumë të madhe”, u shpreh aktori Eldojon Alikaj

Aktorët që interpretojnë në këtë shfaqje janë: Jorida Meta, Aleksandër Grami, Elidon Alikaj, Shegushe Bebeti, Albana Sancolli, Florian Kokona, Madi Selimi dhe Ermonela Alikaj.

Artistët mendojnë se fëmijët duhet që ta shikojnë këtë shfaqje, premiera e së cilës është në datë 23 shkurt në Teatrin e Kukullave, në mënyrë që të mësojnë të duan natyrën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë