Shfaqja ‘Këmbëzbathur në Park’ tek ArTurbina, aktorja: Një marrëdhënie në çift e shpëton dashuria

Dashura është të kuptosh tjetrin, të përshtatesh me të edhe të arrish, që të mbash një balancë mes dëshirave që ke përditë edhe njeriut që do... Për këtë, për herë të parë në gjuhën shqipe ngjitet në skenën e ArTurbinës shfaqja “Këmbëzbathur në park” nga Neil Simon me regji nga Lorin Terezi. “Këmbëzbathur në Park” ka në qendër jetën e një çifti të sapomartuar. Ata janë, Kori dhe Pol, të cilët edhe pse janë të ndryshëm në karakter, duhet që të përshtaten mes njëri-tjetrit. Hera-herës edhe të heqin dorë nga ëndrrat që kanë pasur. Artisti Lorin Terezi shpjegon konceptin regjisorial të shfaqjes

“Më shumë sesa një problem social, ne nuk trajtojmë ndarjet, por edhe anën poetike ku në një moshë të re, pritshmëria për jetën është shumë e lartë. Jeta ka vështirësi shumë të madha, është shumë larg realitetit, që t’i ke ndërtuar në kokën tënde, ëndrrave që ke” tha regjisori Lorin Terezi. Në këtë shfaqje vjen ëmbël edhe pjesa e ndërthurjes, mes brezave. Aktorja  Ermira Gjata kësaj here u është bashkuar artistëve të rinj. Ajo shpjegon se cili është çelësi për të shpëtuar një marrëdhënie në çift.

 “Unë do të thoja, që pjesa është interesante se është një çift, që nuk kanë të njëjtin karakter. Njëri logjikon ndryshe, ndërsa vajza është më instiktive. Ajo ka një problem. Çfarë fluturon hahet për atë. Është shumë optimiste, i pëlqen jeta edhe çdo gjë e sheh shumë të bukur. Kur ndeshet për herë të parë me hallet, fillojnë problemet vërtet të forta. Nis konflikti i çiftit. Ndërsa, djali është shumë logjik edhe i matur. Pikërisht kjo krijojnë konflikte, ndërsa ajo që e shpëton është në bazë dashuria. Ndonjëherë ne mund të bëhemi grindës me njëri-tjetrin, por ajo që e shpëton përherë një marrëdhënie është dashuria” deklaroi aktorja Ermira Gjata.

Ndërsa, dy protagonistët e kësaj shfaqje shpjegojnë më shumë për rolet që do të luajnë. “Personazhi im, ka në qendër njeriun e përsosur, që i bën ballë jetës, e ka çdo gjë të programuar edhe asgjë nuk del nga kuadri i të përditshmes, ndërsa partnerja i sjell surprizat. Ky është një avokat shumë profesionit. Është një inkubator në jetën e përditshme të një amerikani të devotshëm, që në këtë formë lind edhe në këtë formë do të vdesë. Janë si një pazëll me njëri-tjetrin, plotësojnë njëri-tjetrin” tha Ledion Zoi.

“Mua më mbetet që të them për balancën, që një çift që duhet  të mbajnë. Në fund këto karaktere zbulojnë se duhet mbajt një balancë, dikush duhet që të heq dorë nga një gjë që e ka përemër edhe tjetri duhet që të bëj të njëjtën gjë. Kori e përcakton dashurinë si diçka që është jashtë monotonisë” theksoi Anila Balla. Shfaqja duke nisur nga data 1 dhjetor do të ngjitet në skenën e ArTurbinës dy javë radhazi.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)