Shfaqja “Marta” në Teatrin
Kombëtar për gratë e burgosura

Shfaqja “Marta” në Teatrin<br />Kombëtar për gratë e burgosura
Shfaqja “Marta”, një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe dy shoqata joqeveritare u dha në sallën e Teatrit Kombëtar, ku ishin të pranishme edhe disa nga gratë e dënuara në burgun “Ali Demi” në Tiranë.

Në sallën e mbushur plot me personalitete të artit e kulturës, dhe të medias, drama “Marta” e shkruar nga Erand Sojli ka sjellë një mesazh të fortë për shoqërinë në mbrojtje të botës së gruas.

Shfaqja ishte për qëllim bamirësie, ku në mjediset e teatrit janë shitur edhe punime artistike të bëra nga duart e grave të burgut Ali Demi. Me interpretimin e bukur të aktorëve Yllka Mujo, Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenome drama ka pasqyruar fakte tronditëse të nënshtrimit të gruas, që detyrohet të eci sipas normave të projektuara nga individë të veçantë derisa humbet shpirtin e vet të brishtë e delikat dhe mbytet në dëshpërim. Mesazhi ishte edhe për të burgosurat e pranishme, ku një pjesë e tyre janë detyruar që në kushte të ngjashme nënshtrimi dhe diskriminimi të bëjnë krime.

Mes të burgosurave ishin edhe Xhemile Skuka dhe Hike Skuka, qe pas konflikteve me të vjehrrën e vranë.

Punonjëset e burgut pohuan se ato vuajnë më shumë se të tjerat ngaqë familja e burrit s’u lejon takimin me fëmijët. Ishte e vështirë për të marrë edhe një mesazh nga të pranishmet, pasi policia për arsye të sigurisë i largoi menjëherë të burgosurat për drejt burgut “Ali Demi”.

[gallery]19799[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull