Shfaqje teatrale dhe lojëra për fëmijët në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, hyrja falas

Shfaqje teatrale dhe lojëra për fëmijët në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, hyrja falas

Në Ditën Ndërkombëtare të Veprimtarive për Klimën, Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, si një institucion shumë pranë nevojave mjedisore dhe gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve ndërgjegjësuese, sjell më 24 dhe 25 tetor  ora 10:00  në bashkëpunim me autorin dhe regjisorin Anderson Gurra, shfaqjen teatrale "Zoti Plastika", në Amfiteatrin e Tiranës.

Përmbyllja e këtij aktiviteti do të vijë nëpërmjet një bashkëbisedimi mes fëmijëve, personazhit të Zotit Plastika dhe një specialisti nga Qendra Burimore e Mjedisit si dhe mbjellja e luleve sezonale nga fëmijët të ndihmuar nga specialistët e gjelbërimit të APR. Dita Ndërkombëtare e Veprimtarive për Klimën synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve në organizimin e veprimtarive sensibilizuese për ndryshimet klimatike në mbarë botën. Për herë të parë kjo ditë u vendos në 2009-ën nga organizata “350.org”.

Kjo ishte fushata e parë globale për një çështje shkencore. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën në vitin 2009 ishte ndikimi te delegatët e Samitit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahej në dhjetor 2009.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 24/10/2019 13:38

    Organizim me te bukur nuk ka. Ne vend qe t'i lene programet per fundjave, i lene ne oren 10:00, dite shkolle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?