Britani – Një teatër në Londër ka menduar të organizojë një skenë në kuadër të dhunës ndaj homoseksualëve në Rusi. Në skenën teatrore do të shfaqet kryministri rus, Vladimir Putin i veshur si homoseksual.
Sipas organizatorëve të teatrit, kjo “lojë” do të titullohet “Sochi 2014” dhe do të synojë të përqëndrojë vëmendjen e botës në qëndrim e ashpër të Rusisë ndaj komunitetit LGBT.
Pjesa teatrore do të shfaqet në datat 1 dhe 2 shtator. Të gjitha fitimet do të shkojnë për një organizatë ruse që merret me të drejtat e personave të diskriminuar në bazë të orientimit të tyre seksual.
Ditët e fundit, Rusia ka miratuar një ligj që ndalon përhapjen e propagandës ‘gay’ ndaj personave që janë nën moshën 18 – vjeçare.
Kjo gjë ka ngjallur një sërë protestash në vend, duke përfshirë edhe thirrjet për të bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore 2014.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com