Shfrytëzimi pa kriter, bimët
mjekësore drejt zhdukjes

Shfrytëzimi pa kriter, bimët <br />mjekësore drejt zhdukjes
TIRANE - Shumë bimë mjekësore që rriten në vendin tonë po shkojnë drejt zhdukjes për shkak të shfrytëzimit të tyre pa kriter. Shqetësimi është shprehur nga biznesmenët shqiptarë që veprojnë në industrinë e bimëve mjekësore. Në konferencën e tyre të parë, ata kërkuan disa lehtësira fiskale, por dhe vendosjen në ligj të masa ndëshkuese për dëmtuesit.

"Të ndërhyhet me ligj, me një mbështetje që kjo t'i jepet fund. Mendoj që vitin tjetër disa zona më të rrezikuara t'i kalojmë në grada, të cilat për një vit apo dy vjet, në konsultë me specialistët e mirëfilltë të shtohet dhe të mos shkatërrohet", - ka deklaruar Filip Gjoka, kryetar i APCPEM. Ndërkohë që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu i pranishëm në aktivitet siguroi mbështetjen e qeverisë, për këtë industri, ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimit të sipërmarrësve se nuk kanë gjetur bashkëpunimin e disa drejtuesve vendorë, të cilët siç u tha, sillen si pronarë të pyjeve që ata administrojnë.

"Unë atë dëshiroj, që ata të sillen si pronarë, por të sillën si pronarë të ligjshëm, që të kuptojnë që çdo gjë duhet bërë në bazë të ligjit dhe të rregullit. Do të ishte e rëndësishme dhe e nevojshme që bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të pyjeve të vendosim setin e rregullave për shfrytëzimin dhe detyrimeve që të mos tejkalojnë planin e menaxhimit apo kompetencave të tyre", - ka deklaruar ministri Fatmir Mediu.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare