Shfrytëzoi një 30-vjeçare për prostitucion, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari grek

Shfrytëzoi një 30-vjeçare për prostitucion, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari grek

Në 28 vjeçar  u arrestua pasi akuzohet se gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia.

I riu,  Filippo Papagiannis banues në Greqi u kap në Kapshticë teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

“Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” informoi policia e Durrësit.

Operacioni policor i koduar “Indicia” erdhi si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të policisë së Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën