TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia pronarin e qendrës së masazhit në Tiranës në Bllok që e shfrytëzonte për prostitucion. Alban Dyrmishi një personazh i njohur në botën e showbizit, si ish-konkurrent në një program dashurie është lënë nga Gjykata në 'arrest shtëpie', e cila pranoi kërkesën e prokurorit për kryerjen e veprës "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato u vënë në hetim për veprën penale "Prostitucioni", në kuadër të operacionit ' Camouflage' që u zhvillua nga uniformat blu.

Duke i hedhur në sy të lirë, profilit të tyre në Instagram , qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre apo përdornin edhe moto të ndryshme për të thithur klientët si ' Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato', apo edhe reklamës që i bënin punëtoreve si 'fantastike dhe super të shkathta'.

Kjo nuk është hera e parë që është zbuluar se këto qendra shërbejnë si vatër prostitucioni! Nën petkun e shërbimeve estetike, aty mund të blihet lehtësisht edhe një akt seksual. Në dhjetëra raste, administratorët tentojnë nëpërmjet imponimit, nxitjes për pagesa ekstra, që të sigurojnë bashkëpunimin e vajzave në aktivitetin e paligjshëm.