Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku në një banesë të paktën dy persona kanë mundur të hyjnë dhe të marrin 2 milion lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 5 Maj.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se pronari i banesës që ka rënë pre e vjedhjes është Shaqo Karafili i cili ka edhe një biznes, autoshkollë në qytetin e Elbasanit. Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Gjatë vjedhjes në katin e parë të banesës nuk ka patur asnjë person brenda dhe familjarët kanë qenë në kat të parë duke ngrën bukë por më pas kanë vënë re mungesën e sendeve me vlerë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje si dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Jo më larg se dje një ngjarje e tillë por akoma më e rëndë ndodhi në Korçë, ku maskat lidhën dhe më pas grabitën një çift të moshuarish në Korçë duke u marrë një shumë prej100 mijë lekëve.
Familjarët hanin bukë në katin e parë, hajdutët vjedhin 2 milionë lekë e bizhuteri në Elbasan!
Komento
Ore shume hajduta keta elbasanllinjte
Përgjigju