Profesionistët e lirë në dorë të qeverisë! Gjykata Kushtetuese s’pranon kërkesën e Ministrisë së Financave, qeveria nuk detyrohet të kompensojë

Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Financave për të interpretuar vendimin e saj për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat për të mos tatuar profesionistët e lirë.

Gjykata thotë se në vendimin e saj të 27 qershorit është saktësuar që ai hyn në fuqi ditën që publikohet në Fletoren Zyrtare. Duke qenë se vendimi është publikuar më 5 gusht në Fletore Zyrtare, praktikisht edhe efektet e tij kanë hyrë në fuqi po më 5 gusht. Kështu duke nisur nga kjo datë profesionistëve u ka lindur e drejta që të mos paguanin këstet e tatimit, dhe as mos të ngarkoheshin më me detyrime për mos pagesë të këstit.

Praktikisht Gjykata thotë se nga vendimi i saj qeveria nuk është e detyruar të kompensojë 6541 profesionistët e lirë që kanë paguar këstet deri më 5 gusht 2024. Tashmë është në dorë të qeverisë nëse do t’ua kthejë paratë profesionistëve apo jo, pasi nenet e ligjit që u shfuqizuan u konsideruan nga gjykata jo të drejta.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar më 13 shtator në Kuvend që qeveria është e gatshme t’i kthejë 5 milionë euro në duart e 6541 profesionistëve të lirë, por pasi të jepte opinionin e saj GJK.

“Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer këto fonde mbrapsht. Gjykata Kushtetuese përderisa thotë që ky ligj nuk është më në fuqi, të na thotë edhe efektet që ka prodhuar këtë periudhë”, tha ministri Malaj.

Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, një projektligj ku kërkon kthimin pas të parave të paguara si dhe zerimin e detyrimeve për të gjithë profesionistët e tjerë që nuk i paguan këstet në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi tatimin 15% të profesionistëve të lirë me të ardhura deri në 14 mln lekë të reja me argumentin se është jo proporcional dhe cenon sigurinë juridike.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat u dërgua në Gjykatë Kushtetuese, nga deputetë të Partisë Demokratike, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar”, Shoqata “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë me argumentin se diskriminon profesionistët dhe godet shtresën e mesme.

Vendimi PDF i Gjykatës Kushtetuese

Lajmi në përditësim...

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesionisti lire: 22/09/2024 16:49

    Shume mire e kane bere. Fundja ne qe kemi paguar jemi thjesht personat me korrekt qe e kane paguar heret. Me debilat si gjithmone.

    Përgjigju
    • Profesionisti i lire: 22/09/2024 17:50

      Ore do paguhet tatimi apo nuk do paguhet sepse nuk po kuptoj asgje.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën