Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu që ka shoqëruar qarkun e Lezhës gjatës mbrëmjes së të hënës ka bërë që shumë linja elektrike të këtij qarku të dëmtohen. Për pasojë, energjia elektrike mungon në disa fshatra dhe në qytetin e Lezhës.
Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Vinçens Tuku, ka thënë për Report Tv se punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren për të garantuar se energjia do të rikthehet.
Garantojmë qytetarët se angazhimi është maksimal dhe energjia elektrike do të rikthehet shumë shpejt në ato zona ku aktualisht mungon.
Vinçens Tuku, drejtori i OSHEE-së në Lezhë
Komento