Shifra rekord në Britaninë e Madhe, 88,376 të infektuar në 24 orët e fundit! 1,691 raste me variantin 'Omicron'

Shifra rekord në Britaninë e Madhe, 88,376 të infektuar në 24 orët e fundit! 1,691 raste me variantin 'Omicron'

Foto ilustruese

Britania e Madhe ka regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 88,376 të infektuar, rreth 10 mijë më shumë se një ditë më parë. Sipas zyrtarëve britanikë, varianti Omicron është duke u përhapur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, me numrat e rasteve që po dyfishohen çdo dy apo tri ditë.

Agjencia për Siguri Shëndetësore në Britani të Madhe tha se 1,691 raste të reja me Omicron janë regjistruar në vend, për një total prej 11,708 rastesh. Megjithatë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se numri është sipas të gjitha gjasave më i lartë.

Franca njoftoi sot se për shkak të shtimit të rasteve me Covid në Britani vetëm kategori të caktuara udhëtarësh do të lejohen të udhëtojnë dhe kushdo që vjen nga Britania duhet të vetëizolohet. Megjithatë shoferët e kaminonëve janë të përjashtuar nga kufizimet, duke qetësuar shqetësimet për vonesa të mëtejshme në zinxhirin e furnizimeve.

Në bazë të kufizimeve të reja, nga Britania në Francë do të lejohen të hyjnë vetëm shtetasit francezë, ata që kanë leje të përhershme qëndrimi në Francë, ata që kryejnë funksione jetike dhe udhëtarët me qëndrim tranzit më të shkurtër se 24 orë. Rregullat e reja hyjnë në fuqi pas mesnate të premten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë