Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha

Ambulanca te Infektivi

Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti,  të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Vihet re një ulje e numrit të infektimeve krahasuar me një ditë më parë ku u shënuan 645 raste pozitive dhe 18 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit sot, janë identifikuar në këto bashki si më poshtë:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Ndërkaq janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë. Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", thotë ministria.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         545

Të shëruar ne 24 orë                      397

Të shtruar në spitale                       471

Humbje jete në 24 orë                  16

Testime ditore                                  2.026

Testime totale                 186.243

Raste pozitive                         36.790

Raste të shëruara                 18.152

Raste Aktive                            17.851

Humbje jete                               787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9145

Fier                        1342

Durrës 1320

Korçë    989

Vlorë     890

Shkodër               872

Elbasan 840

Lezhë    741

Berat     566

Gjirokaster 547

Kukës    405

Dibër     194

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
40 raste me COVID sot në Vlorë/ Mes të prekurve juristë, 6 mësues, nxënës... dhe në call center (Rastet)

1606598996_1585986021testet.jpg

Sot janë konfirmuar 40 raste pozitive me COVID në Vlorë.

Mes 40 të infektuarve kemi një jurist përmbarimi publik, një sekretar pranë gjykatës se Apelit në Vlorë.

 2 të tjerë janë kujdestare pranë Shtëpisë së Fëmijes në Vlorë. Të infektuar janë edhe 6 mësues mes të cilëve 2 janë dy shkolla fshati. Një edukatore në kopsht dhe çerdhe. Në sektorin privat janë të prekur dy ekonomistë dhe një tjetër në call center.

Te prekur ka edhe pranë qendrës së naftës në Gorisht. Rastet e tjera janë kryesisht raste kontakti dhe pensionistë.

Ora 19:45
Etrit Berisha pozitiv me COVID, karantinohet në shtëpi

Portieri dhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i SPAL, i cili është kujdesuar të saktësojë se ‘gardiani’ është infektuar teksa ishte pjesë e Kombëtares shqiptare.

Sipas SPAL, që është pjesë e Seria B në Itali, futbollisti është karantinuar që prej ditës së djeshme ku edhe rezultoi pozitiv, ndërsa nuk ka patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të stafit.

Berisha nuk është i vetmi që rezultoi pozitiv në Kombëtaren shqiptare pasi një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë Elseid Hysaj pati të njëjtin fat të keq. Ndërkohë futbollistët e tjerë kuqezi që kanë rezultuar pozitiv edhe pse jo në kohën kur ishin me kuqezinjtë janë Thomas Strakosha, Marash Kumbulla, por edhe Myrto Uzuni.

Ora 11:35
COVID-19/ Prej një jave i shtruar tek infektivi, ndërron jetë mjeku 68-vjeçar

TIRANË - Një tjetër viktimë është shënuar në rradhët e bluzave të bardha si pasojë e koronavirusit.

Ditën e sotme (28 nëntor) ka humbur jetën një mjek okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.

Ai kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me COVID ndaj u shtrua në spitalin Infektiv në Tiranë ku fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë sëmundjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme