Shifrat e INSTAT,Mete:Shkojmë drejt
objektivit me rritje 2% të ekonomisë

TIRANË - Shifrat e rritjes ekonomike publikuar sot nga INSTAT, për  tremujorin e tretë 2014 dhe Vlerën e Shtuar Bruto, tregojnë për një rritje të kënaqshme dhe shkojnë drejt garantimit të objektivit vjetor mbi 2% të rritjes ekonomike, siç është parashikuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar zv/ministri i Ekonomisë, Ervin Mete.

Referuar shifrave të INSTAT Mete përsërit se rritja ekonomike e tremujorit të tretë 2014 ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimeve.

Kjo sipas tij është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.

"Përmirësimi i klimës së biznesit, siç është konfirmuar dhe nga Doing Business apo vlerësime të tjera ndërkombëtare, lehtësimi i procedurave, tendenca në rritje e investimeve private dhe forcimi në tërësi i sektorëve bazë të ekonomisë, tregojnë se vendi po i rikthehet rritjes së konsoliduar ekonomike.

Reformat e qeverisë në energji; në financa publike; në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; paketat mbështetëse të manifakturës, të bujqësisë dhe së shpejti edhe të plastikës; reforma e pensioneve; reforma territoriale dhe, në tërësi, zbatueshmëria e ligjit – janë arsyeja e kësaj rritje, por mbi të gjitha janë dhe  garantuesi i një rritjeje cilësore dhe të qëndrueshme ekonomike ne vazhdimësi."- tha Mete.

Gjithashtu ai ka vlerësuar edhe partneriteti i qeverisë me sipërmarrje, që sipas tij tashmë po prodhon efekte edhe mbi ekonominë reale.

Në përfundim të deklaratës së tij, zv/ministri Mete vendismërinë  që këtë partneritet publik-privat të ngrihet në një nivel edhe më të lartë dhe efektiv duke thelluar reformat, rritur performancën dhe zbatimin e ligjit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave