Shifrat e policisë angleze, çdo muaj 200 shqiptarë të arrestuar

Më shumë se 200 shqiptarë arrestohet çdo muaj në Angli si të përfshirë në trafikun e drogës dhe për vepra të tjera kriminale të dhunshme. Të dhënat janë publikuar në gazetën "Sunday Express" ku thuhet se në 36 nga 43 forca policore të Angli dhe Uells, janë ndërmarrë 2,676 arrestime të shqiptarëve për trafik droge e prostitucioni si dhe kërcënime me vdekje.

Kjo gazetë thotë se më shumë se 100 arrestime në muaj ndodhin në Londër duke theksuar se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar në 716 duke përbërë 8% të numrin të burgosurve të huaj në burgjet britanike. Një raport i NCA Agjencisë kundra krimit të organizuar thuhet se grupet kriminale nga Ballkani janë duke zgjeruar influencën dhe rrjetet e tyre pasi kanë krijuar lidhje të drejtë përdrejta me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Artikulli i gazetës angleze

Kërcënimi që vjen nga grupet kriminale shqiptare është i madh. Londra është qendra kryesore e tyre por ata operojnë në të gjithë Anglinë”, thuhet në raport. Në shkrimin e "Sunday Express" theksohet se shqiptarët në Angli nuk janë të përfshirë vetëm në trafikun e drogës por edhe në pastrim parash madje ka patur raste kur ata kanë goditur edhe forcat e policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?