Shifrat 'fluturojnë', në 24 orët e fundit 6 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shifrat 'fluturojnë', në 24 orët e fundit 6 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tabela me të dhënat e përditësuara mbi COVID-19 në Shqipëri dhe ambulancat te Spitali Infektiv

TIRANË- Shifra alarmante ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në lidhje me situatën nga pandemia COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku kanë humbur jetën 6 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitive 489 të tjerë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID-19.

Në raportin e përditshëm thuhet se janë shëruar 165 qytetarë dhe aktualisht në tre spitalet COVID janë të shtuar 350 pacientë ku 9 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar me COVID-19 23 mijë e 210 qytetarë, ku 11 mijë e 861 prej tyre kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë sot thirrje për mbajtjen e maskës në publik, mënyrë kjo për të shmangur përhapjen e infeksionit

Shifrat e të prekurve në qytete

89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,  18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë,  2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore-489
Të shëruar ne 24 orë-165
Të shtruar në spitale-350
Humbje jete në 24 orë-6
Testime ditore-1954
Testime totale-135,245
Raste pozitive-23,210
Raste të shëruara-11,861
Raste Aktive-10,800
Humbje jete-549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-5315
Durrës-963
Fier-868
Korçë-696
Shkodër-623
Elbasan-507
Lezhë-487
Vlorë-461
Berat-318
Kukës-253
Gjirokastër-204
Dibër-105

er.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr Pipero: 06/11/2020 22:59

    O Edi nxirr edhe njehere tanket ne rruge se me keto shifra qe po kap Covidi do te zhduket me shume se gjysma e popullsise ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2020 21:59

    Ketu ne Massachusetts,guvernatori ka urdheruar qe qe nga sot ka shteterrethim qe nga ora 10 e nates -5 te mengjesit.Te gjitha bisneset,teatrot kinemate,restorantet etj duhet te mbyllen qe ne 9 e gjysem.Perjashtim bejne farmacite.Restorantet dhe fast-foodet mund te vazhdojne me take-out,delivery.Te vetmit qe do lejohen te levizin jane njerezit e frontline me leje pune me shkrim dhene nga kompanite ku punojne.Kur ka party,vetem 10 veta Brenda e 25 jashte dhe vetem deri ne 9.30 te darkes.Kush ka me shume e kush rri pertej orarit,500 $/gjobe /individ.Maska nga sot u be me detyrim dhe jashte.Kemi 8 muaj qe eshte me detyrim Brenda dhe ne bus,por nga sot eshte me detyrim dhe jashte.Te shohim ne do kete shterngesa te tjera ne vazhdim,por tani u mesuam.Njerez beni kujdes,mbani masken kudo dhe ne menyren e duhur ,mbuloni hunden e gojen !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital