Shifrat në rritje, vdesin 18 persona nga COVID në vend, shënohen 1075 raste të reja!

Shifrat në rritje, vdesin 18 persona nga COVID në vend, shënohen 1075 raste të reja!

Spitali Infektiv

Sërish janë shënuar shifra të larta të personave të infektuar me COVID në vendin.

18 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërkohë që viktimë e COVID ditën e sotme ka qenë edhe një 31 vjeçar nga Elbasani i cili nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.  

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë zbuluar 1075 raste të reja nga 3901 testime të kryera.

Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve ku këtë të mërkurë u raportuan 361 të infektuar të rinj.

E vështirë është dhe situata e të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu ministria njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 18 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1075

Të shëruar në 24 orë      890

Të shtruar në spitale      585

Humbje jete në 24 orë   18

Testime ditore                3901

Testime totale           424,719

Raste pozitive            95,726

Raste të shëruara        59,684

Raste Aktive               34,442

Humbje jete                1,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20808

Fier        2880

Vlorë                      1774

Durrës                   1742

Shkodër               1466

Elbasan                 1145

Lezhë   1058

Korçë   994

Berat     984

Gjirokastër 833

Kukës   427

Dibër    331

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
COVID prek 3 nxënës në Berat! Infektohen pronari dhe sanitarja e një bar-kafeje

1611869059_koronavirusiitali.jpg

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 1,075 raste të reja me koronavirus, nga 3901 testime të kryera. Nga këto raste të përgjithshme, 10 të infektuar u konfirmuan në Berat ku aktualisht janë aktive 984 raste.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mes të infektuarve janë dy nxënës në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat dhe një në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”. Po ashtu, pozitiv për COVID-19 ka rezultuar një punonjëse në një fasoneri. Të infektuar janë edhe pronari e sanitarja e një bar-kafeje.

Ora 16:00
Nuk zbatuan masat anti-COVID, policia gjobit 1113 qytetarë, 890 prej tyre vetëm për mos mbajtjen e maskës (VIDEO)

Policia e Shtetit bën me dije se 1113 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative pasi nuk zbatuan masat anti-COVID. Ndër to policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 890 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.

Policia njofton se janë ndëshkuar me masë administrative 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Po ashtu policia bën të ditur se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Nga ana tjetër janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e 2 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. 

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arsen: 17/02/2021 19:30

    Rezultat mbreslënës', mjeku Alimehmeti nxjerr të dhënat e studimit: Trajtimi me vitamin D funksionon për pacientët me COVID. Kjo vlen per te aplikuar ne vetefurnizimin me keto preparate te shqipetarve, prandaj shteti qe ne menyre te detyruar ju ka arketuar nepermjet skemave te sigurimeve shoqerore parate per periudha disa vjecare tju japi te drejten per te mbuluar shpenzimet ne kete fushe. Nuk eshte e drejte qe te vdesi per mungese te medikamenteve dhe vaksines nje shqiptar qe ka derdhur sigurimert shendetsore dhe taksa te tjera per 50 vjet. Jepuni shqiptarve mundesine per te jetuar dhe vetesherbyer me parate e tyre, nuk duhet nje shtet qe i ka keqperdoruar si rezultat i paaftesise dhe mediokritetit ose kriminalitetit te tij. Shqiptaret jane te pasur dhe mund te perballojne jetesen e tyre, se punojne, por parate e tyre i keqperdorin politikane dhe jo policet qe ndeshen me popullin pe lecken ne fytyre kur duhet te kishin maska me karbon e vitamin D qe nuk ju sherbehet se parat ja ka shtetet ose jane bere arme dhe tendera.

    Përgjigju
  • Arsen: 17/02/2021 19:10

    Vete shifrat tregojne se nuk kemi avancuar ne uljen e vdekshmerise dhe demtimit te shendetit te popullit ne Shqiperi. Metoda e luftes frontale me skema te llustruara sociale ku arrihet te mbulohen difektet e siatemit shoqeror, ku jeta dhe lufta kundra virusit kanalizohet ne nje impenjim te qeverise, policiase etj dhe skemat financiare tashme po behen vdekjeprurese. Kujtojme aksiomat ne kete fushe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre