Rreth 84% e anëtarësisë së Partisë Socialiste ushtruan të shtunën të drejtën e votës në referendumin për mandatin e kryetarit të partisë.
Pas një procesi votimi i cili u realizua brenda pritshmërive të socialistëve, transparent dhe pa incidente, numërimi i votave prodhoi një rezultat deri diku të pritshëm për mbështetësit e Edi Ramës.
Pavarësisht retorikës kundërshtuese të Ben Blushit dhe koleges së tij, Mimoza Hafizi, 95% e socialistëve në të gjithë vendin iu përgjigjën me "Po" pyetjes, "Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër. A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”.
Ndërsa më pak se 5% janë ata të cilët kanë votuar "Jo".
Por, surprizë ndoshta mund të cilësohen shifrat e Qarkut të Shkodrës, aty ku "Po"-ja e socialistëve shkodranë për Edi Ramën është plebishitare, 98.4%. Duhet theksuar se vetëm në Malësinë e Madhe, anëtarët socialistë kanë votuar në masën 99% "Po" Ramës.
Sikurse vlen të theksohet se kryesisht në rajonet e Veriut, Rama është votuar më fort, të cilat kanë lënë pas në shifra edhe bastionet historike të të majtëve.
Shkodra ndiqet nga Kukësi me 97.5%, Dibra 97.2%, Durrësi 96.8% dhe Fieri me 96.3%.
Në Elbasan, Rama është votuar nga 95.9% e anëtarësisë, në Lezha nga 95%, në Berat nga 94.6% si dhe në Gjirokastër nga 94.5% e anëtarëve socialistë
Qarku i Vlorës, ku Edi Rama është zgjedhur deputet si i pari i listës shumë-emërore të Partisë Socialiste, hyn te qarqet që ka votuar më pak për Edi Ramën.
"Po" Edi Ramës kryetar të PS kanë votuar 93,4% e anëtarësisë që mori pjesë në votim.
Dy qarqet e fundit që kanë votuar më pak Ramën, janë Korça me 93.1% dhe Tirana me 93% e socialistëve.
Në këto 3 qarqe, Rama është votuar më pak, por ajo që bie në sy është vota e socialistëve të Vlorës të cilët kryetarin e PS e kanë edhe deputetin e tyre, të votuar nga vetë ata në 23 qershor 2013-ë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com