Importi po e mbyt prodhimin vendas, pasi dominon ndjeshëm në tregun shqiptar. Situatë që konfirmohet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave, mbi tregtinë e mallrave. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti është importuar nga jashtë 579 mijë tonë produkte ushqimore, pije e duhan, rreth 100 mijë tonë më shumë se në vitin e kaluar, e përkthyer në vlerë, 74.8 miliardë lekë importe ushqimesh nga janari në qershor të këtij viti, nga 69.2 miliardë lekë që ishte vlera vitin e kaluar.
Kurse eksportet për të njëjtat mallra arritën në 242 mijë tonë këtë vit, nga 211 mijë tonë në vitin e kaluar. Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit në këtë gjashtëmujor ishin në vlerën 27.6 miliardë lekë, duke rënë krahasuar me vjet kur u eksportuan 30.6 miliardë lekë ushqime. Pra kemi eksportuar më lirë, dhe kemi shitur trefish më pak sesa kemi blerë.
Një tjetër e dhënë që tregon dominimin e importit në vend, është edhe ajo e drithërave. Ndërkohë që fermerët ankoheshin që gruri u kishte mbetur stok, importet rriteshin.
Sipas të dhënave të INSTAT, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë importuar 143 mijë tonë drithëra, me vlerë 4.7 miliardë lekë. Ndërsa vjet u importua në këtë periudhë 109 mijë tonë, me vlerë 4.5 miliardë lekë.
Ndërsa vlera e eksporteve është minimale. Vjet janë eksportuar 151 tonë drithëra, ndërsa këtë vit vetëm 88 tonë, kurse vlera e tyre nga 7.1 milionë lekë vjet, është rritur në 17.6 milionë lekë këtë vit.
Pra siç tregohet nga shifrat e vetë institucioneve, importi po konkurron fort prodhimin vendas, dhe po dominon nëpër markete dhe magazina në Shqipëri.
IMPORTI I USHQIMEVE
Janar-Qershor 2023 497,543 tonë/69,2 mld lekë
Janar-Qershor 2024 597,701 tonë/74,8 mld lekë
Rritja 2023/2024 +100,158 tonë/5,6 mld lekë
EKSPORTET I USHQIMEVE
Janar-Qershor 2023 211,388 tonë/30,6 mld lekë
Janar-Qershor 2023 242,655 tonë/27,5 mld lekë
Rritja 2023/2024 454,043 tonë/3,1 mld lekë
IMPORTI I DRITHËRAVE
Janar-Qershor 2023 109.5 mijë tonë/4,5 mld lekë
Janar-Qershor 2024 143.3 mijë tonë/4,7 mld lekë
EKSPORTI I DRITHËRAVE
Janar-Qershor 2023 151.1 tonë/7,1 mln lekë
Janar-Qershor 2024 88.1 tonë/17,6 mln lekë
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Eksportet ‘Made in Albania’ në rritje, 647 mln euro në janar-shkurt! Por importet bien me 4.7%, manifaktura nuk ngre kokë
17 Mars, 17:27
-
Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë
10 Mars, 19:31
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Tregtia Shqipëri-SHBA si mund të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane
7 Mars, 07:38
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58
-
Pse është mirë të hani mëngjes në të njëjtën kohë çdo ditë?
21 Shkurt, 15:46
-
Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të hiqni kilet e tepërta
16 Shkurt, 11:23
-
Këto janë ushqimet që reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimer
16 Shkurt, 08:17
-
Tre ushqime që veprojnë si antidepresantë për shëndetin tonë
8 Shkurt, 15:29
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15
-
Jeni zgjuar me dhimbje stomaku? Këto ushqime mos i hani kurrë në darkë
2 Shkurt, 15:18