Arrestohen nga policia në zonën e Shijakut 3 persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Operacioni i koduar “Në fillim të pranverës”, bëri të mundur arrestimin e shtetasit Sulejman Selimaj, 48-vjeç, banues në Rrushkull të Sukthit.

Gjatë një kontrolli ju gjet një armë tip pushkë automatike të cilën e kishte pa leje. Sipas burimeve policia bëri të mundur arrestimin dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Gjatë operacionit, u arrestua Përparim Tahiraj 31-vjeç. Ky shtetas ishte dënuar nga gjykata me një vit heqje lirie për ushtrim dhune në familje.

Po kështu mësohet se u arrestua dhe shtetasi Benard Shkajoti, 22-vjeç, banues në (Perlat) Sukth. 22-vjeçari, ishte i dënuar për vjedhje pasurie. Policia vijon aksionin për gjetjen dhe arrestimin e gjithë personave me precedent penal.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)