SHIJAK -Një 39-vjeçar nga Burreli është kërcënuar me një kallëp tritoli i cili ishte vendosur pranë portës së banesës së tij në fshatin Sallmone të Shijakut.
 
Policia sekuestroi kallëpin e tritolit, dhe dyshimet janë që ky veprim të jetë bërë për të trembur 39-vjeçarin Altin Alla pasi lënda plasësë ishte pa fil ndezës e pa kapsollë.
 
Megjtihatë policia po kryhen hetimet për të zbardhur nëse personi në fjalë ka konflikte të mundshme që mund të cojnë më tej tek autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. 

tritol shijak
 Foto të tjera..

*Lajmi ne perditesim

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)