Shijak, polici bashkiak u merrte
para shitësve ambulantë, arrestohet

Një punonjës i policisë bashkiake në Shijak, është arrestuar sot në flagrancë.
 
Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake Shijak është vënë në prangat e policisë për korrupsion.
 
Ai u merrte shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë, dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.
 
Arrestimi i policit bashkiak është kryer nga specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor.
 
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një sasi parash dhe dy telefona celular.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenin 259 të  Kodit Penal.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional