Katër persona kanë rënë në pranga të policisë së Shijakut pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Në operacioni e koduar "Në fillim të Pranverës"është arrestuar në flagrancë Miklovan Beqja 32 vjeç, banues në Manëz; Ramazan Brihmani 32 vjeç,banues në Sukth, Durrës; A.S 16 vjeç ,banues në Sukth Durrës si dhe A.B 17 vjeç banues në Sukth Durrës.

Sipas policisë në orën 01.50 në vëndin e quajtur Kthesa e Ariut, Kullë Sukth, shtetasit A.S, A.B dhe Ramazan Brihmani nga kontrolli i ushtruar nga policia ju gjetën disa sende si thika doreza përforcuese mbrojtëse metalike, kapuçe të zinj në formë maske, dalta leva, pinca të cilat shërbenin për vjedhje.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.S është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu në banesën e shtetasit Miklovan Beqja u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një rrënjë bimë narkotike e llojit kannabis sativa. 

maska arme
maska armea
maska arme

Policia ka munudr të zbardhë vjedhjet e këtij grupi
1.Më datë 09.01.2015 marketin në manëz në pronësi të shtetasit H.S.
2.Më datë 31.01.2015 në lagjen Nr 3 Sukth dyqanin e shtetasit A.T.
3.Më datë 17.02.2015 në lagjenNr 4 Sukth marketin e shtetasit G.H
4.Më datë 18.02.2015 në lagjen Nr 6 Sukth dyqanin ushqimor nëpronësi të shtetasit F.L.
5.Më datë 27.02.2015 në Maminas supermarketin e shtetasit Sh. O.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan elektrikë dore,9 copë kufje telefoni,12 telefona celularë,13 copë bateri telefoni dhe aksesorë të ndryshem telefoni,2 kaçavida,12 copëfishekëzjarre,një dorezë grushti metalike,pinca,një fishek 9 m/m,njëlaptop i markës ACER,një pompë uji,një valixhe plastike,një video kamer,një thikë,një kapuç i zi në formë maske.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)