SHIJAK- Tentativë grabitjeje me armë zjarri një lokal Bar-Restorant në zonën e Manëz-it, rreth orës 23.40 të mbrëmjes. Një 21 -vjeçar dhe një 17 vjeçar nën kërcënimin e nje pistolete kanë tentuar të vjedhin shumën e xhiros ditore, por pasi janë zbuluar nga pronari ilokalit Bledar Meçe, 24 vjeç e kanë goditur me qytë pistolete në kokë e fytyrë.
Ata nuk kanë arritur të marrin shumën dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Pasi janë larguar autorët, Meçe ka lajmëruar punonjësit e komisariatit të Shijakut, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë inspektimit të zonës, policia i ka pikasur ata, në disa parcela dhe bëri të mundur rrethimin e territorit. Izmir Allçi 21-vjeç dhe Romarjo Shehi 17-vjeç janë vunë në pranga nga uniformat blu të Shijakut dhe u shoqëruan menjëherë për në komisariat. Po kështu mësohet se i lënduari Bledar Meçe u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com