Përmbytjet kanë shkaktuar pasoja të rënda edhe në Bashkinë e Shijakut, ku disa fshatra ndodhen të izoluar.
Tetë ura që lidhin fshatrat e njësisë Administrative Gjepalaj me qytetin janë shembur. Problematike paraqitet situata edhe në Njësinë Administrative Sukth, ku janë përmbytur disa banesa. Këtë të diel situata duket e përmirësuar, ndërsa ajo çka ka mbetur nga përmbytjet është vërtetë te dhimbshme me banesa nën ujë, ura të shembura dhe rrugët të mbuluara nga inertet dhe balta.
Ndërkohë, topografet e Bashkisë, të cilët po bëjnë matjet për ndërtimin e tre urave në fshatin Shetel, kanë hasur veshtirësi. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë ka fikur serverin kryesor që bën të mundur punën me GPS. Në këtë mënyrë ngadalësohen punimet në urat e Shetel. Bazat e Tiranës, Lushnjes dhe të Lezhës nuk punojnë, janë të fikuar.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO