Shije të ëmbla nga Kosova vijnë në "Rreze Dielli"

Shije të ëmbla nga Kosova vijnë në "Rreze Dielli"
Festat kanë filluar të ndihen mjaft edhe në kuzhinën e zonjës Tefta.

Sot në “Rreze Dielli” erdhi një i ftuar i veçantë, i cili solli gatime speciale nga Kosova. Edmand Berisha nga Peja, fitues i një çmimi në një konkurs kuzhine në Kosovë ishte i ftuari që solli para festave receta interesante dhe të shijshme për amvisat.



Së bashku me zonjën Tefta dhe Eneidën, Edmandi përveç prezantimit të dy recetave të ëmbla dhe të thjeshta në përgatitje diskutuan edhe për gatimet dhe traditat e ushqimit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Dy recetat e paraqitura me shumë finesë nga kuzhinieri kosovar dhe zonjës Tefta erdhën për t`i shtuar menunë dhe shijen e ëmbël tryezës së madhe të festave.



Gatimi i parë ishte një ëmbëlsirë e veçantë me çokollatë shoqëruar me vafer (napolitanka siç e quan në Kosovë Edmandi) dhe lajthi. Kjo ëmbëlsirë u përgatit për një kohë mjaft të shkurtër duke i këshilluar amvisat që kjo recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme mund të serviret dhe si gosti për miqtë.
 

Pjata e veçantë e ditës ishtë biftek me mjalt dhe me fruta të thata. Kjo recetë u soll ndryshe me ndërthurrjen e shijes së kripur me të ëmblën. Kjo ishte dhe veçantia e kuzhinës së sotme të sjellë në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.


Edmandi duke gatuar tregoj dhe eksperiencën e tij në kuzhinën kosovare duke sjellë dhe momentin e një çmimi të parë që ai kishte marrë në Kosovë.

E pra kuzhina mund të quhet art pasi Edmandi na tregoj që me një pulë ai kishte përgatitur shtatë lloje recetash.


Ashtu siç mund të quhet art dhe skena ku me një objekt mund të sjellësh disa tregime. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com(
 

Biftek me Mjalt dhe Fruta të Thata

Biftek                                                                   250 gr

Mjalt                                                                       60 gr

Gështenja                                                            100 gr

Sheqer i Kuq                                                         20 gr

Fruta të Thata

Ajkë Qumështi
 
Bombone me çokollatë

Çokollatë

Pana e Lëngët

Lajthi

Krem Çokollate

2/5
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve