Renate Axt është lindur më 9 gusht 1934 në Darmstadt të Gjermanisë. Pas mbarimit të maturës u specializua si redaktore e më pas punoi si gazetare në Südwestfunk (Radiotelevizioni i Baden-Badenit dhe Shtutgartit). Ka bashkëpunuar me gazeta të ndryshme ditore. Nga fillimi i vitete 70-të ka ushtruar vetëm profesionin e shkrimtares.
Ajo shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur. Ndër të tjera anëtare e PEN-it gjerman dhe e lidhjes evropiane "Kogge". Në vitin 1986 ftohet në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Strugë dhe Mazaro del Vallo. Renate Axt, e cila sot jeton në Darmstadt, është shpërblyer me çmime të shumta letrare.
BIOGRAFI
Veshi i djathtë i tij
më i madh se i majti
Të gjithë e tërhoqën atë
babai
nëna
e dashura
nusja
gruaja
larësi i xhenazeve
GJURMË
Shtëpia ime në hije
ka zëra gjithfarë
Para dere
odiseja e verës dhe lulëkuqja
Gjurmë
që era s'i gjeti
LUTJE
një dy tre
e njoh
ishullin e Robinsonit
udhëtimin hënor të Peterit të vogël
e njoh në marsin e fshatarëve
shportëzën e Kësulëkuqes
Donald Duck-un
tashmë e njoh nënën time
e njoh babanë
më blini, ju lutem, një qen
NGUJUAR
Ndarja vjen ngaherë
si një mësymje
kur s'është më asgjë
asgjë më, që pyet
DITËT QË VIJNË
Shilarës të zinj
që i lëviz veç era
aty-këtu
trageti
si një optimizëm i lehtë
vijnë ditët
ditët që vijnë
PARË ME ËMBËLSI
Pllaka e skrivanisë sime
peizazh me çafkëza dhe
breshka të blerta
që ëmbëlsisht i kam parë
por që harrova, t'i ushqej
HARRIM
Të flemë
në shoqërinë e varrmihësve të vegjël
lulesh të vyshkëta
Harrim
Le ta festojmë vdekjen tënde dhe timen ta duam
si festë
I LËNË VETËM
I lënë vetëm
fëmija donte
të arrinte retë
Fluturoi
Askush s'ia ndaloi rënien
Rreth e rrotull urnave hedhin valle mushkonjat dëbora
Dhe këngëvaji
NGA TASH GJER TE VDEKJA
Pa ngurrim
t'i ngresh sytë
drejt qiellit
Prore
një çap më tej
Ecje e gjatë
nga tash gjer te vdekja
MBRËMJE
Blirë
jasemin
dhe një petale e pushtë
Hija e sahatit të kullës po hesht
Rërë e thatë
ajër mjalti
dhe tingull kitare
Mbrëmje
që duhen pritur lakuriq
Shqipëroi nga gjermanishtja:
FERDINAND LAHOLLI

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ajo shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur. Ndër të tjera anëtare e PEN-it gjerman dhe e lidhjes evropiane "Kogge". Në vitin 1986 ftohet në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Strugë dhe Mazaro del Vallo. Renate Axt, e cila sot jeton në Darmstadt, është shpërblyer me çmime të shumta letrare.
BIOGRAFI
Veshi i djathtë i tij
më i madh se i majti
Të gjithë e tërhoqën atë
babai
nëna
e dashura
nusja
gruaja
larësi i xhenazeve
GJURMË
Shtëpia ime në hije
ka zëra gjithfarë
Para dere
odiseja e verës dhe lulëkuqja
Gjurmë
që era s'i gjeti
LUTJE
një dy tre
e njoh
ishullin e Robinsonit
udhëtimin hënor të Peterit të vogël
e njoh në marsin e fshatarëve
shportëzën e Kësulëkuqes
Donald Duck-un
tashmë e njoh nënën time
e njoh babanë
më blini, ju lutem, një qen
NGUJUAR
Ndarja vjen ngaherë
si një mësymje
kur s'është më asgjë
asgjë më, që pyet
DITËT QË VIJNË
Shilarës të zinj
që i lëviz veç era
aty-këtu
trageti
si një optimizëm i lehtë
vijnë ditët
ditët që vijnë
PARË ME ËMBËLSI
Pllaka e skrivanisë sime
peizazh me çafkëza dhe
breshka të blerta
që ëmbëlsisht i kam parë
por që harrova, t'i ushqej
HARRIM
Të flemë
në shoqërinë e varrmihësve të vegjël
lulesh të vyshkëta
Harrim
Le ta festojmë vdekjen tënde dhe timen ta duam
si festë
I LËNË VETËM
I lënë vetëm
fëmija donte
të arrinte retë
Fluturoi
Askush s'ia ndaloi rënien
Rreth e rrotull urnave hedhin valle mushkonjat dëbora
Dhe këngëvaji
NGA TASH GJER TE VDEKJA
Pa ngurrim
t'i ngresh sytë
drejt qiellit
Prore
një çap më tej
Ecje e gjatë
nga tash gjer te vdekja
MBRËMJE
Blirë
jasemin
dhe një petale e pushtë
Hija e sahatit të kullës po hesht
Rërë e thatë
ajër mjalti
dhe tingull kitare
Mbrëmje
që duhen pritur lakuriq
Shqipëroi nga gjermanishtja:
FERDINAND LAHOLLI

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)












