Veriu i Spanjës duket se i është nënshtruar motit të keq.
Trupi i pajetë i një njeriu u gjet në një qytet në Navarra të Spanjës, pasi shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa qytete në rajonin verior, si në Tafalla, Olite dhe Pueyo.
Përmbytjet, të shoqëruara me breshër, sollën mbylljen e disa rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të vendit.
Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se Tafalla, është një nga komunat më të prekura nga moti i keq.
Në Pamplona, prej rreshjeve dhe erës u anullua gara e përvitshme e demave