Shirat e dendur në vend, dhjetra hektarë tokë përmbyten në fshatrat e Fushë-Krujës (VIDEO)

Mosfunksionimi i kanaleve kulluese ka bërë që dhjetra hektarë tokë në Murqinë të komunës Bubq në Fushë-Krujë, për shkak të shirave të dendur të rënë gjatë ditës së sotme, të përmbyten.

Po ashtu uji ka përmbytur një pjesë të rrugës që lidh lagjen fundore të këtij fshati me pjesën tjetër të vendit, duke bërë që rruga të jetë e kalueshme vetëm me mjete të larta, e ndërsa për banorët është e pakalueshme në këmbë.

Problemi i përmbytjeve vijon prej vitesh, ku ka patur zona që janë përmbytur edhe 6 herë brenda vitit, apo dhe raste ku është nevojitur edhe ndërhyrja e polumbarëve dhe helikopterëve për evakuimin e banorëve.

Por pavarësisht këtyre, duket se ende nuk ka asnjë masë për të frenuar apo zgjidhur këtë situatë, ku kanalet vijojnë të papastruara prej afro 30 vitesh.

G.B.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut