Si pasojë e shirave të rënë gjatë 24 orëve të shkuara lumi Ishëm ka dalë gjatë natës nga shtrati në fshatrat Murqinë dhe Mallkuc të Fushë-Krujës.
Ka prezence uji në toka bujqësore dhe të mbjella. Ndërkohë rruga e lagjes fundore të fshatit Murqinë është e bllokuar nga uji. Deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa apo njerëz.
Komento