Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Kukes- Sipërfaqja e liqenit te Fierzës pas reshjeve te shiut te rena dite me pare ka filluar te mbulohet me mbeturina urbane, gjë qe po behet mjaft e shpeshte për basenin me te madh ujëmbledhës te hidrocentralit të Fierze. Kjo situate ndodhe sa here qe ka reshje te dendura dhe vërshime ne Verilindje te vendit dhe ne Kosove.

Kjo situate shqetëson jo vetëm ambientalistët, por edhe peshkatarët.

“Po ta dinim që ishte kaq e ndotur nuk kishim ardhur. Po ja kjo është pasojë e sjelljes së njerëzve, si nga ne në Kosovë, si këtu në Shqipëri. Ka edhe plastikë, çfarë tregon se është dora e njeriut. Pamja është shumë e keqe.”

 Pavarësisht vendosjes se rrjetave në grykëderdhjen e lumit Drin, për te penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë ndotja e liqenit te Fierzës nuk po ndalet duke sjellë një pamje jo te mire ekologjike në Kaskadën e Drinit ku niveli i ujit ka rene me 30 metra. Aktualisht niveli është 265 metra ndërsa maksimalja është 295 metra. Prurjet janë 300 metër kub ujë ne sekonde.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis