VLORE – Disa zona në qytetin e Vlorës janë zgjuar këtë mëngjes nën ujë. Kjo për shkak të përmbytjeve si pasojë e shirave të rënë gjatë mbrëmjes.

Problematike është paraqitur sot përmbytja e rrugëve dhe banesave në zonën e njohur si “Te ndërhyrja” ku dhjetëra banesa të qytetarëve janë gjendur nën ujë.

Banorët e zonës shprehen se u janë shkatërruar pajisjet shtëpiake, ndërsa që prej mëngjesit deri në mesditë, uji nuk ka dalë ende nga banesat e tyre. Qytetarët pranojnë se problemi është i pranishëm prej kohësh dhe se banesat e tyre janë përmbytur dy herë brenda këtij muaji.

Sipas banorëve, problemi qëndron te nënstacioni i pompave në Parkun e Mallrave, i cili nuk takohet pasi sipas punonjësve në këtë zonë ka debitor të ujit të pijshëm.

Me dhjetëra familje janë ende nën ujë në këtë zonë shumë pranë qendrës së qytetit, ndërsa këto familje që prej mëngjesit nuk kanë mundur të dalin nga banesat pasi niveli i ujit është gati 20 centimetra mbi rrugë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)