"Shirli Valentina" në TK, Olta
Daku rrëfen lidhjet me rolin

Daku rrëfen lidhjet me rolin
">
Kjo është Shirli Valentina që sjell Olta Daku nën regjinë e Driada Dervishit! Shfaqja është konceptuar në formën e një “One Woman show”, ku përmes humorit tregohet udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Regjisorja Dervishi flet për premierën e parë të kësaj komedie.

“Tingëllon si një personazh i shkruar nga një autor shqiptar, për këtë dua të nënvizoi se përveç aktores Olta Dakut nuk do ka kishte këtë lidhje me publikun. Shirli është një 42 vjeçare e cila ka rritur dy fëmijë, tashmë ata janë rritur dhe secili ka drejtimin e vet. Ajo gjendet në një pikëpyetje të madhe pasi ka mbaruar detyrimet e saj," tha  Driada Dervishi.

Olta Daku dhe Dervishi kanë menduar të mos jenë përballë medias, por në një panel me të, për të diskutuar për shfaqjen. Vezët në tryezë dhe pajisjet e kuzhinës janë aty, për të na kujtuar se kush prej nesh u ka ofruar mëngjesin e ngrohtë pjesëtarëve të tjerë të familjes, dhe kush do të gjej brenda vetes shtëpiaken e lodhur Shirli Valentina që e luan Olta Daku.

Komedia “Shirli Valentina” e shkruar nga anglezi Willy Russell ka më ka në qendër një grua që i duhet të përballet përditë me muret e kuzhinës dhe trishtimi ndihet që sa hapet perdja.

Për Olta Dakun ky ka qenë një rol i ëndërruar.

“Kisha nevojë për një personazh të tillë, dhe jam përkushtuar me të gjithë shpirtin, këtë gjë e bëj gjithmonë nuk diskutohet. Është një sfidë shumë e madhe, sigurisht më ka plotësuar shumë bukur,” tregoi për Report Tv Olta daku.

Aktorja Daku, si personazh, me kurajën, sarkazmin, e po aq natyrshëm dhe auto ironinë i fton gratë për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Dhe jo vetëm gratë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan