Shiroka: Receta elektronike eliminon
abuzimet,mjeku di kush merr mjekim

Shiroka: Receta elektronike eliminon<br />abuzimet,mjeku di kush merr mjekim
Shkrim i keq i mjekut, tërheqja e medikamenteve 3 javë  pasi mjeku ka lëshuar recetën, apo edhe abuzimet me rimburësimin e barnave, marrin zgjidhje me aplikimin e recetës elektronike, e cila ka filluar të aplikohet që nga data 1 mars.
 
Mjekja patologe Bruna Shiroka, ka sqaruar për Report Tv, edhe mënyrën se si zbatohet kjo mënyrë recete dhe lehtësirat që sjell.

“Për pacientët është një lehtësi sepse nëse mjeku në fund të ditës ka një hapësirë kohore të lirë ka mundësi të përgatisë recetat e ditës së nesërme. Në këtë mënyrë pacienti në momentin që vjen merr kodin me 5 shifra që i përket çdo pacienti për çdo diagnozë ose i jepet receta në momentin që vjen për të pritur në radhë. Mjeku duke pasur mundësi ta kryejë recetën një ditë ose dy ditëve përpara ka hapësirën për të parë kufizimet e barnave të përcaktuara për sëmundje të përcaktuara duke shmangur mundësitë e gabimeve. Çdo pacient ka një kod të tijin me 2 numra dhe 3 germa që paraqitet në farmaci dhe ekzekutohet receta. Unë kam mundësi të shoh se sa nga këta pacientë që kanë marrë recetë kanë marrë mjekim”, u shpreh ajo.
 
Nga ana  tjetër farmacistët shprehen se fillimi i ekzekutimit të recetës elektronike pati disa vështirësi nga ana teknike, por sërish për ta është një lehtësim kjo mënyrë ekzekutimi.
 
Klarita Hoxhallari, farmacite shpjegoi edhe lehtësirat që receta elektronike ka.

“Paciente vjen në farmaci me kartën e shëndetit me një kod 5-shifror që e ka marrë[ pranë mjekut të familjes, nëpërmjet këtij kodi dhe kartës tërheq medikamentet në farmaci. Recetat janë të sakta, të dhënat ruhen online, përshkrimi barnave është i qartë”, thotë ajo. 
 
Një pacient i cili përfiton medikamente të rimbursueshme, ka të drejtë të ekzekutojë recetën brenda 3 dhe 7 ditësh. Në këtë mënyrë mjeku i lagjes ndjek gjurmën e recetës deri në momentin që pacienti siguron barin dhe vazhdon kurën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike