TIRANE- Aleanca KuqeZi paralajmëroi sot “një periudhë të vështirë për mbarë qytetarët, politikanët, mediat dhe shoqërinë civile gjatë vitit të ardhshëm, pasi Sali Berisha po kërkon të përsërisë historinë e zezë të vitit 1996”, ndërsa shton se ai po merr nën kontroll të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.
Reagim ky i ardhur menjëherë pas dekretimit të parë të presidentit Nishani, ku me propozim të Kryeministrit, shkarkoi kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqirin dhe emëroi në këtë detyrë Visho Likën.
Sipas Aleancës KuqeZi, ky vendim është një kapitullim i institucioneve të pavarura, ndërsa shton se “Sali Berisha të ketë vetëm durim, derisa në vitin 2013 shqiptarët dhe AK do t’i japin mësimin e merituar duke e nxjerrë në pension”.
Së fundmi, AK i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që “të rikonsiderojë marrëdhëniet me Berishën, pasi sjelljet e fundit të tij tregojnë qartë se është i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me SHBA, BE dhe NATO, vetëm për të arritur qëllimet e tij të errëta”.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com