SHISH, blen 18 mln lekë një
pajisje kundër hackerave

Një paisje kriptuese e quajtur “Sina L3 Box”,që parandalon hakërimin e sistemit kompjuterik të SHISH është blerë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kundrejt një shume prej 18 milion lekë të vjetra. Paisja elektronike që i bashkangjitet serverave qëndrorë të SHISH,mësohet të jetë e çertifikuar nga ekspertët e NATO-s, ndërkohë që tashmë është pjesë e organikës së Shërbimit Informativ Shtetëror. ”Shqiptarja.com” mëson se kjo paisje ishte planifikuar të blihej që prej vitit 2015, nga fondi i ivestimeve prej 500 milionë lekë të SHISH, por nuk është arritur të realizohet blerja.

Blerja e kësaj paisje mësohet të jetë këshilluar nga partnerët e huaj, ku me anën e së cilës zyrtarët e SHISH, synojnë të parandalojnë hakërimin nga shërbime të tjera të huaja apo persona të huaj, të sistemit të tyre të brendshëm, nga ku mund tu vidhet informacioni. Në një raport auditi që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë në SHISH, gjatë vitit 2016 ka zbuluar se dështimi i blerjes së kësaj paisje kriptuese të quajtur “Sina L3 Box”,ka qënë koha e shkurtër.

Sipas konstatimit të KLSH ka qënë koha e shkurtër për të hapur procedurat e blerjes së kësaj paisje në 2015. Ndërkohë gjatë këtij viti SHISH, sipas një raporti të KLSH, ka shpenzuar 456 milion lekë për investime, duke blerë paisje përgjimi audio-vizuale, duke bërë rikonstruksionin e objekteve të SHISH në Tropojë, Kukës, Vlorë, sisteme përgjimi, transmetimi dhe rregjistrimi ambiental etj.

Gjatë verifikimeve të “Shqiptarja.com” ka rezultuar se nga ana e zyrtarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë periudhës 1 janar 2014 deri në 31 dhjetor 2015 janë zhvilluar 143 procedura prokurimi me një fond limit prej 234.494 mijë lekë, me vlerë të fitimit të tenderave 207.072 mijë lekë dhe efekt të garës 27.422 mijë lekë, ose rreth 12 për qind e fondit limit të prokuruar. Ndërkohë që vetëm gjatë vitit 2014 janë zhvilluar 78 procedura prokurimi me fond limit 106.963 mijë lekë, me vlerë të fitimit të tenderave 93.734 mijë lekë dhe efekt të garës 13.229 mijë lekë, ose 12 për qind të fondit të prokuruar.

Ndërkohë që gjatë vitit 2015 SHISH ka realizuar 65 procedura tenderuese, ku një pjesë e tyre është bërë me negocim, duke mos bërë fare shpallje të njoftimit të kontratës. Ndërsa 14 procedura tenderuese rezultojnë të klasifikuara, duke mos dhënë asnjë informacion se çfarë ka blerë SHISH me paratë publike. Gjithashtu kontrata të klasifikuara SHISH, ka bërë shtatë gjatë vitit 2014,të cilat i argumenton me faktin se blerja është kryer për veprimtari specifike dhe operative. Madje në këto kontrata nuk dihet se çfarë është blerë nga SHISH dhe për çfarë punë specifike bëhet fjalë, pasi gjithçka është mbajtur sekret.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)