SHISH, Moisiu: Shkarkimi i Shaqirit
shqetësues e jo ogurmirë

SHISH, Moisiu: Shkarkimi i Shaqirit<br />shqetësues e jo ogurmirë
TIRANE- Ish-Presidenti Alfred Moisiu e shikon shqetësues mënyrën e shkarkimit të Drejtorit të SHISH, Shaqiri. Në një intervistë telefonike për TCH, Moisiu thotë se veprime të tilla bien ndesh me interesat e vendit dhe aleatëve tanë dhe se sipas ish-kreut të shtetit, nuk janë ogurmire. "Për mua ishte një lëvizje befasishme ajo e lirimit nga detyra e Drejtorit të SHISH.

Problemi është që u arrit një vendim ose një zgjidhje e destinuar që nga viti 2005 nga kryetari i maxhorancës. Nuk e di cila është arsyeja por është shqetësues fakti, sepse të ngulësh këmbë për diçka në të gjitha rrugët e mundshme të drejta dhe të padrejta, të krijon një shqetësim, të ngrihen pyetje. Dhe ajo që është më shqetësuese është se veprime të tilla që bien ndesh me interesat e aleatëve tanë, unë mendoj se s'janë shumë ogurmirë dhe kjo ngjall një shqetësim të ligjshëm jo vetëm te shqiptarët, por edhe te aleatët tanë. SHISH është një pasuri e madhe që duhet të ruhet me kujdes, të trajtohet me kujdes sepse mbron interesat kombëtare", tha Moisiu.

 Ai tha se SHISH parti një rritje shumë pozitive, e thënë dhe hapur nga aleatët tanë. "SHISH të kryejë detyrën që ka. E keqja ka qënë që në vitet '92-'97, pavarësisht se ne e shpërbëmë ish-sigurimin e shtetit, SHIK më shumë u mor me problemet politike. Me zotin Nano, kur ramë dakort për zëvendësimin e Klosit doli problemi emrit të kreut të ri të SHISH. Më ka sjellë 7-8 kandidatura. Në fund u ndalëm në atë të Kujtim Hysenajt. U krijua bindja se ai vërtetë mund ta kryente atë detyrë pa pranuar ndërhyrje nga politika dhe ai e zbatoi këtë me korrektësi", tha Moisiu.
Marre nga gazeta Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne