SHISH: Nuk kemi asnjë koment për autenticitetin e dokumenteve të publikuara
Shërbimi Informativ Shtetëror ka shpërndarë pasditen e të hënës një njoftim për mediat.
Foto ilustruese
Shërbimi Informativ Shtetëror ka shpërndarë pasditen e të hënës një njoftim për mediat. Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë.
Njoftimi:
Shërbimi Informativ i Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite. SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës.
Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës. Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare. Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara.
Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij. Në këtë kuadër, SHISH-i mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit “sekret shtetëror” të çdo lloji.
SHISH-i sjell në vëmendje se, në bazë të ligjit, është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit. Në këtë kuadër, SHISH-i do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve të informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Berisha i tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko-Spiropalit: Kërko informacion tek SHISH, gati të dorëzoj imunitetin! Replikon ish-kryeministri
7 Janar, 12:26
-
Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv
13 Dhjetor 2024, 22:37
-
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
13 Nëntor 2024, 17:47
-
Komisioni i Dezinformimit/ Kryetarja e SHISH: Ndërhyrjet malinje nga vendet armiqësore po amplifikohen nga platformat online, financim e rekrutime në portale
13 Nëntor 2024, 11:47
-
Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson
28 Gusht 2024, 15:22
-
Drejtoresha e SHISH raporton te ‘Siguria’: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh! Rritëm bashkëpunimin me SPAK e BKH
17 Korrik 2024, 13:46
-
TIMS/ Dëshmon me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH! Hyseni hedh poshtë akuzat e Salianjit: S'jam shmangur, isha në Bruksel
2 Korrik 2024, 10:52
-
Mero Baze: Nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit
30 Maj 2024, 21:17
-
Drejtoresha e SHISH, takohet me homologen e saj amerikane në Uashington: Diskutuam sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë
1 Mars 2024, 15:09
-
Arrestohet shtetasi serb, mediet në Beograd: Spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atij të Kosovës
23 Shkurt 2024, 22:11
-
Suela Bedeni lirohet nga detyra, Blend Çobani emërohet Inspektor i Përgjithshëm i SHISH
24 Janar 2024, 18:04