Ambasada e SHBA shpreh shqetësimin në lidhje me shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ambasada e SHBA përcjell shqetësimin e Washingtonit, duke cituar një burim të nivelit të lartë nga Shtëpia e Bardhë: "E mësuam njoftimin nga lajmet. Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje”

Reagimi erdhi jo më larg se një orë nga publikimi në faqen e presidencës së lajmit për shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin në vend të tij të Visho Likës.
(sg/shqiptarja.com)