Shishtufinë, qendër e përhershme
shëndetësore për familjet rome

Shishtufinë, qendër e përhershme<br />shëndetësore për familjet rome
TIRANE- Një qendër e shërbimit shëndetësor e përhershme do të ngrihet në Shishtufinë, pranë ish repartit ushtarak tashmë të kthyer në banesa për 53 familje të komunitetit rom.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot i pranishëm tek këto familje për të vëzhguar nga afër gjëndjen shëndetësore të këtyre familjeve.
 
“Prej ditësh institucionet shëndetësore të Tiranës po përpiqen të ndjekin çdo ditë situatën shëndetësore të 53 familjeve që jetojnë këtu. “- tha Beqaj. Ai shtoi se sa i takon vaksnimit të fëmijëve ky është i kënaqshëm, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë po merret me mbledhjen e kartelave të cilat janë të shpërndara nëpër disa qëndra të shërbimit shëndetësor për t’u vendosur në qendrën shëndetësore që mbulon këtë zonë.  

Niveli i vaksinimit është i kënaqshëm. Rezultojnë të vaksinuar dhe me kartela, do i transferojmë në qendrën shëndetësore që mbulon këtë zone. Kanë ardhur mjekë stomatologë, tu ofrojmë kujdesin e fëmijëve. Po përpiqemi të ndjekim nga afër shëndetin e nënave të reja e shtatzënë”- tha Beqaj duke shtuar se “do të ngrihet një qendër e shërbimit shëndetësor të përhershme” ku do të kujdeset kryesisht për çështje që lidhen me gratë e reja.

Beqaj shtoi se qeveria po  ndjek me përparësi dhe çështjen e romëve që janë ende të pastrehë, tani që 37 familjet rome të cilët ishin tek ish ndërmarrja e dekorit u strehuan.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja