Dy persona janë arrestuar nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Terreni”.
Një 22-vjeçar u vu në pranga në fshatin Manati. I riu, po lëvizte me automjet për të shitur doza kanabisi.
Ndërsa në zonën e kalasë, u arrestua një 27-vjeçar i cili kishte me vete një sasi kanabisi, gati për shitje.
Policia sekuestroi dy automjete të të rinjve dhe 5 celularë.
Njoftimi i policisë
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Terreni”.
Goditen në 24 orë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.
Vihen në pranga, në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati, 2 autorët e këtyre rasteve.
Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 5 celularë.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Terreni”, në kuadër të të cilit u konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë:
-në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë;
-në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Komente








