Policia e qytetit juglindor të Korçës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 2 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle të mesme.

Sipas të dhënave të policisë, Emiljan  Tepexhiku 25-vjeç  dhe  J .G, 17-vjeç iu është gjetur në automjetin e tyre tip “SEAT” me targa AA 373 FO një sasi prej 220 gram lëndë e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me këtë rast,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre dhe konkretisht tek banesa e J.G u gjet dhe sekuestrua  gjithashtu,  një  sasi  prej  204 gram  lëndë  narkotike  e dyshuar  si Cannabis Sattiva.

Sasinë e lëndës narkotike, J.G, dyshohet se  i`a ka  blerë shtetasit  SH.M, në një lokal në Linzë-Tiranë  dhe se do ta shpërndanin  në doza kundrejt  pagesës, në afërsi të një shkolle të mesme  në lagjen  nr 2,  të qytetit  të Korçës.

Policia ka bllokuar gjithashtu 2  aparate  celularë dhe 1  automjet  tip “SEAT” me targa AA 373 FO.

droge ne korce

droge ne korce

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)