Babë e bir shisnin drogë! Disa të rinj vidhnin gomat e makinave, arrestohen 7 persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 7 persona për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të gomave të makinave.

Dy persona janë arrestuar pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje.

Ndërsa u godit një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës. Në pranga janë vënë 5 autorët e dyshuar si dhe sekuestrohen një pjesë e gomave të vjedhura.

Për trafikim të lëndëve narkotike u arrestuan 71 vjeçari me iniciale J. Dh., dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë.

U zbardhën edhe disa ngjarje kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë:

E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;

E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe "Kultivimi i bimëve narkotike";

P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 06/10/2020 14:52

    Kaq paska pasur keq ky komb... I kapem kriminelet. Bravo polidhiaaaaa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS