VLORË- Dy të rinj janë vënë në pranga në Vlorë pasi shisnin kanabis në doza në disa lagje në qytet. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale E.I., si dhe 22-vjeçarin M.I., të dy banues në Vlorë.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 të rinjve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.