Vlorë-Dy të rinj nga Vlora kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin kokainë dhe kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit bregedetar.
Gjatë kontrollit fizik blutë e Vlorës sekuestruan disa doza të lëndës narkotike.
“Si rezultat, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur lokalizimi i dy shtetasve, R. D. dhe M. T., ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se këta shtetas i shisnin në lagje të ndryshme të qytetit.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve R. D., 35 vjeç, dhe M. T., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.