Një 21-vjeçar me iniciale A.H, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë drogë, në rrugën "Nikolla Lena".
21-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 1 deri në 2 kg, e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e rrugës së "Kavajës", dhe në rrugën "Nikolla Lena". Ai e shiste kundrejt vlerës 500 lekë të rinj një dozë cannabis sativa dhe 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.
Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën "Nikolla Lena", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 250 gramë cannabis sativa, një sasi lënde narkotike kokainë , 1 aparat celular dhe 2 peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".